16:41 / 31.07.2022
Xavi lavdëron Raphinha-n: Ai është transferim i mrekullueshëm
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka lavdëruar përforcimin e kësaj verë, Raphinha-n.
Raphinha bëri paraqitje shumë të mirë në fitoren e katalonasve kundër New York Red Bulls (2-0), miqësore kjo e zhvilluar dy ditë më parë në Amerikë.
“Ai është një nënshkrim spektakolar për Barçën. Jo vetëm për këtë sezon, por edhe për vitet e ardhshme”, tha Xavi.
“Ai është një transferim i mrekullueshëm”, theksoi strategu spanjoll.























