Qindra viktima nga moti i keq në Pakistan
Rajoni dhe Bota

Qindra viktima nga moti i keq në Pakistan

ATSH

Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën në Pakistan gjatë javëve të fundit, për shkak të përmbytjeve nga shirat e dendur të musoneve, që vazhdojnë të godasin provincat jugperëndimore të vendit.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive tha se 502 persona, përfshirë 98 gra dhe 191 fëmijë, ishin në mesin e viktimave.

”Shirat dhe përmbytjet dëmtuan më shumë se 40 000 shtëpi dhe mbi 2 500 kilometra rrugë duke lënë mijëra të pastrehë dhe të bllokuar në fshatra të largëta”, tha agjencia në raportin e saj të fundit.

Provincat Balochistan dhe Sindh u goditën më rëndë nga përmbytjet pasi shirat më të dendur në histori goditën kombin e Azisë Jugore mes shqetësimeve të shtuara për ndryshimin e klimës.

Miliona njerëz, përfshirë fëmijë, ishin në rrezik të sëmundjeve të shkaktuara nga uji në rajonet e goditura nga përmbytjet, ku ushtria dhe agjencitë e shpëtimit po përpiqen të evakuojnë të bllokuarit.

Vitet e fundit në Pakistan janë në rritje përmbytjet e shpejta, valët e të nxehtit, thatësirat dhe smogu që rezultojnë në cilësi të ulët të ajrit.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota