Klubi i sapongritur në Premier League e do mbrojtësin e Unitedi
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Fulham raportohet se është i interesuar për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly.
Bailly siç shkruajnë mediat në ishull, është objektiv i skuadrës së sapongritur në Premier League.
Fulham tashmë ka bërë ofertën në adresë të ‘Djajve të Kuq’ për mbrojtësin anglez.
Bailly është një nga mbrojtësit më të mirë në ishull, duke qenë në shënjestër të disa klubeve evropiane.
Fulham është duke kërkuar disa përforcime gjatë kësaj verë, dhe Bailly mësohet së në krye të listës se kësaj skuadre.
Gazetari Pete O'Rourke, ka konfirmuar se United e ka në tavolinë ofertën e Fulhamit për Bailly.
“Fulham ka bërë një ofertë për mbrojtësin e Manchester United, Eric Bailly”, ka shkruar gazetari Pete O'Rourke.
Ndryshe, mbrojtësi i Unitedit po ndiqet edhe nga Sevilla dhe Roma.























