Daja para sfidës me Klaksvik: S’ka favorit, besojmë në rezultat pozitiv
BKT
Sport

Daja para sfidës me Klaksvik: S’ka favorit, besojmë në rezultat pozitiv

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballet me ekipit nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka tashmë është ekipi i vetëm që po përfaqëson vendin tonë në garat evropiane.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në një konferencë për medie, ka thënë se në këtë duel s’ka favorit. Tekniku shqiptar beson se skuadra e tij, do të marr rezultat pozitiv në duel me Klaksvik.

“Në raundin e tretë nuk ka ndeshje të lehta, sepse ekipet apo ekipi që e kemi përball është i disiplinuar. Mendoj se duhet të jemi të përqendruar dhe ekuilibruar pasi gjithçka mund të vendoset nga detajet, ashtu siç na ndodhi me Zalgiris. Duhet të jemi cinikë, të shfrytëzojmë rastet dhe të arrijmë rezultat pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk mund të them se jemi ne apo kundërshtari favorit. Ekipi që do të ketë përqendrim maksimal do të shkon drejt objektivit. Shpresojmë të kemi fatin dhe të marrim fitore”, tha Daja.

Sfida mes Ballkanit dhe Klaksvik nis në orën 20:00.