De Ligt zbulon arsye pse iu bashkua Bayern Munich
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Përforcimi më i madh i Bayern Munich gjatë kësaj verë, Matthijs de Ligt, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Kicker’, ka zbuluar arsyet e largimit nga Juventusi, transmeton RTKLive.com.
Mesfushori holandez pak ditë më parë iu bashkua kampionëve në fuqi të Gjermanisë duke u transferuar nga Juventusi.
Ai thotë se kishte ardhur koha për të nisur një aventure të re në futbollin evropian. De Ligt thotë se ‘bavarezët’ kanë stil të lojës të ngjashme më lojën e tij.
“Me Juventusin kisha kontratë edhe dy vjet, por e ndjeva se ishte koha për një sfidë të re, një mjedis të ri”, tha De Ligt.
“Kur Bayerni bëri kontaktet e para në qershor, unë u interesova menjëherë, sepse ky ekip ka një stil të lojës të ngjashëm me timin”, theksoi holandezi.























