S’mposhtet Shkëndija, kualifikimi vendoset në Shkup
Sport

S’mposhtet Shkëndija, kualifikimi vendoset në Shkup

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sfida mes AIK dhe Shkëndija e Tetovës është mbyllur baras 1-1, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Tetova bëri paraqitje mbresëlënëse në udhëtim skuadrës suedeze AIK, megjithatë, ky duel u mbyll baras 1-1, dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese që do të luhet pas një javë në Shkup.

Hasani në minutën e 27-të kalojë Shkëndijën në epërsi prej 0-1. Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti me kokë në minutën e 17-të.

Tashmë beteja për kualifikimin zhvendoset në stadiumin e Shkupit, pa një jave, ku Shkëndija do të kërkojë me ngulm fitoren.


APR
Romay Lift