23:28 / 04.08.2022
Ylli i ‘Dardanëve’ gjen golin në Ligën e Konferencës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti i Kombëtares se Kosovës, Emir Sahiti, ka vazhduar me paraqitje të mira tek skuadra kroate, Hajduku.
Sahiti ka gjetur rrugën e golit në fitoren e skuadrës së tij kundër Vitoria Guimaraes (3-1), sfidë kjo e luajtur në kuadër të Ligës së Konferencës.
Reprezentuesi i ‘Dardanëve’ barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 67-të.
Sahiti tashmë është një nga lojtarët kryesor tek skuadra e madhe kroate, Hajduk.























