​Japonia i kërkon Kinës të ndalojë menjëherë stërvitjet rreth Tajvanit
Rajoni dhe Bota

​Japonia i kërkon Kinës të ndalojë menjëherë stërvitjet rreth Tajvanit

BBC

Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi i kërkoi Kinës të “ndalojë menjëherë” stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, në përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi në ishull.

Kjo kërkesë e Japonisë vjen pas zhvillimeve që përfshijnë pesë raketa balistike që kinezët bien në zonën ekskluzive ekonomike japoneze.

Hayashi u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Phnom Penh për samitin ministror të ASEAN-it, dhe të dy dënuan ashpër veprimet e Pekinit.

Ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi anuloi intervistën me Hayashi.

Tajvani tha se Kina lëshoi 11 raketa balistike në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota