09:54 / 05.08.2022
Sot nisin tri kampionate elitare evropiane
Kupa e Botës “Katari 2022” që mbahet në nëntor-dhjetor ka bërë që kampionatet më të forta evropiane të nisin edicionin e ri garues më herët se sa zakonisht.
Mbrëmjen e sotme siparin e hapin tri ligat elitare të futbollit evropian: Premier Liga, Bundesliga dhe Ligue 1.
Edicioni i ri në futbollin anglez fillon me ndeshjen Crystal Palace – Arsenal, në orën 21:00.
Ndërkaq, në Bundesligë sezoni nis me superndeshjen Eintracht Frankfurt-Bayern Munich në orën 20:30.
E në kampionatin francez ndeshja hapëse do të jetë ajo ndërmjet Lyon dhe AC Ajacio, që fillon në orën 21:00.