Perez rikthehet në Spanjë?
Sport

Perez rikthehet në Spanjë?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi spanjoll, Celta Vigo është e interesuar për mesfushorin e AS Roma, Carlos Perez.

Klubi spanjoll sipas mediave të atjeshme, është në bisedime të avancuar për të nënshkruar me mesfushorin e skuadrës së Jose Mourinhos.

“Il Corriere della Sera” shkruan se Celta synon të firmos me Perez në formë huazimi me opsion për ta blerë kartonin e plotë të lojtarit në fund të sezonit që po vjen.

Perez dy vite me parë ishte larguar nga Barcelona për t’u transferuar tek Roma.

Bisedimet thuhet se janë në fazën finale, dhe është në rrugën e duhur për t’u kthyer në Spanjë. 


APR
Romay Lift