‘Dardanët’ e rinj munden nga Irlanda
Sport

‘Dardanët’ e rinj munden nga Irlanda

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në basketboll U18, është mundur sot nga Irlanda, me rezultat të ngushtë 73-72.

Irlanda dhe irlandezët u përballen në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian të basketbollit, sfidë kjo e vlefshme për Divizionin B të meshkujve për grupmoshat U18.

“Dardanët” e rinj u mposhtën me rezultat të ngushtë, ku semafori në fund të ndeshjes tregonte 73:72 (22:19, 24:20, 16:15, 10:19) në favor të irlandezëve/

Kjo përballje ishte e vlefshme për vendet 17 deri në 22, respektivisht, rrethin e dytë të fazës së grupeve, ndërsa Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje për renditjen finale.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 46:39 në favor të Kosovës, por një rikthim i furishëm i irlandezëve në pjesën e dytë bëri që ndeshja të përfundoi me rezultat 73:72 në favor të tyre.

Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 27 pikë e shtatë kërcime dhe Olsi Kurtaj me 12 pikë e nëntë kërcime. 


APR
Romay Lift