Mane, lojtari më i paguar te Bayern Munich
Sport

Mane, lojtari më i paguar te Bayern Munich

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Transferimi më i madh i Bayern Munich gjatë kësaj verë, Sadio Mane është lojtari më i paguar tek kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Senegalezi iu bashkua ‘Bavarezëve’ nga Liverpooli. Gazetari Christian Falk ka zbuluar se Mane, i cili në Munich u transferua për çmimin 32 milionë euro, do të fiton 22 milionë euro.

Nëse Robert Lewandowski do të qëndronte tek Bayern Munich, atëherë polaku do të ishte lojtari më i paguar pasi ai kishte një pagë rreth 25 milionë euro.

Pas Mane renditet kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer me 21 milionë euro bruto, i ndjekur nga Thomas Muller me 20.5 milionë euro.


APR
Romay Lift