Depay preferon Juvën, Barcelona ka një kusht
Sport

Depay preferon Juvën, Barcelona ka një kusht

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi holandez Memphis Depay duket se është afër ‘divorcit’ me Barcelonën.

Ish-ylli i Lyonit sipas mediave spanjolle, është i gatshëm të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një sulmuesi cilësor, dhe Depay është opsion i mundshëm për torinezët.

Gjigantët e Serisë A, thuhet se tashmë kanë dërguar ofertën e tyre në adresë të klubit katalanas për sulmuesin holandez.

‘Blaugranat’ siç raportohet, janë të etur për ta shitur Depay-n, por ata kërkojnë që fillimisht holandezi të firmos kontratën e re e që më pas holandezi të shkojë të Juve në formë huazimi, por më detyrim blerje në fund të këtij sezoni.

Ndryshe, edhe vet lojtari preferon kalimin tek torinezët.

 


APR
Romay Lift