Bayern Munich e nis fuqishëm, shkatërron Eintracht-in
Sport

Bayern Munich e nis fuqishëm, shkatërron Eintracht-in

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Bayern Munich e ka nisur fuqishëm sezonin e ri në Bundesligën gjermane.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, e kanë mposhtur bindshëm dhe lehtë në udhëtim Eintracht Frankfurt, me rezultat 1-6, në sfidën hapëse të edicionit të ri në elitën gjermane.

Kimich (5’), Pavarad (11’), Mane (29’), Musiala (35’, 83’), dhe Gnabry (43’), shënuan golat për fitoren e parë të ‘bavarezëve’ në sezonin e ri, derisa golin e nderit për skuadrën nikoqire e realizoi Muani (61’).

Fitorja dhe performanca e Bayern Munich në këtë duel është një sinjal i fuqishëm së gjiganti gjerman do ta ketë sërish fjalën kryesor në Bundesligë, ani pse është vetëm sfida e parë e këtij kampionati.   


APR