22:52 / 05.08.2022
Nis Premier League, Arsenali i Xhakës starton me fitore
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Premier League, një nga ligat më të forta në Evropë, ka nisur sonte me duelin Crystal Palace-Arsenal.
‘Topçinjtë’ startuan me fitore në sezonin e ri, duke mundur në transfertë Crystal Palace, me rezultat 0-2.
Skuadra e Mikel Artetës më mirë e kontrolloi lojën në terren, dhe duke e çuar dy herë topin në rrjetën kundërshtare.
Martinelli (20’) dhe Guehi (85’, autogol), u përkujdesën për fitoren e parë të skuadrës londineze, në duelin hapëse të kampionatit të ri.
Në radhët e Arsenalit, titullar ishte edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka, i cili u ‘zverdh’ në finish të pjesës së parë.