Liga më e ‘zjarrtë’ në Evropë rikthehet me super-duele
Sport

Liga më e ‘zjarrtë’ në Evropë rikthehet me super-duele

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sfida mes Crystal Palace dhe Arsenalit (0-2), ndeshje kjo e zhvilluar mbrëmë, ka hapur zyrtarisht edicionin e ri në Premier League.

Liga më atraktive në Evropë, Premier League edhe në sezonin e ri parashikohet të jetë liga më e ‘zjarrtë’ dhe me interesante në tokën evropiane.

‘Lufta’ për titull të kampionit dhe pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve, pritet të sjellin duele të forta nga fillimi i këtij sezoni e deri në xhiron e fundit, ashtu siç ndodh në çdo edicion në elitën e futbollit anglez.

Kampioni në fuqi i Premier League, Manchester City aventurën e re do ta nis në udhëtim tek West Ham.

Ndërkaq, nënkampionët e Anglisë, Liverpool startojnë në transfertë tek Fulham.

Manchester United xhiron e parë e nis në ‘Old Trafford’ ku i bën ‘konak’ Brighton-it, derisa Chelsea e dhe Tottenham sprovojnë forcat me Evertonin përkatësisht Southamptonin. 


APR
Romay Lift