12:18 / 06.08.2022
Leicester i thotë JO super-ofertës se Chelseat për Fofanë-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Leicester City raportohet se ka refuzuar një super-ofertë nga Chelsea për mbrojtësin Wesley Fofana.
Menaxheri i ‘Bluve’ të Londrës, Thomas Tuchel dëshiron që ta forcojë edhe më shumë repartin e mbrojtës për sezonin që tashmë ka nisur.
Fofana është dëshira e strategut gjerman. Por, siç raportojnë mediat britanike, Leicester ka refuzuar ofertën e Chelseat në vlerë 70 milionë euro për Fofana.
Trajneri i Leicesterit Brendan Rodgers tha se “21-vjeçari nuk është në shitje”.
Pavarësisht kësaj, klubi londinez nuk ka ndërmend të dorëzohet, për lojtarin që duket se dëshiron transferimin tek Chelsea.