12:46 / 06.08.2022
Fabregas lutje emocionale Messit: Kthehu në Barcelonë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas është lojtari i radhës që është përfshirë në rikthimin e mundshëm te Lionel Messit në Barcelonë.
Asi i PSG-së tashmë është temë e ‘nxehtë’ tek ish-klubi i tij, Barcelona.
Kreu i katalonasve, Laporta është duke punuar për rikthimin e argjentinasit në ‘Camp Nou’.
Mediat spanjollë të shtunën raportojnë se “Cesc Fabregas i ka bërë lutje emocionale ish-bashkëlojtarit të tij, Lionel Messit që të largohet nga PSG-ja dhe të kthehet në Barcelonë”.























