Ten Hag, “paqe” me CR7: I lumtur që është me ne
Rtklive
Sport

Ten Hag, “paqe” me CR7: I lumtur që është me ne

RTSH

Sinjale paqeje mes Erik ten Hag, trajner i Manchester United, e Cristiano Ronaldo, pas tensionit të krijuar pak ditë më parë.

Portugezi u sulmua nga trajneri holandez pasi braktisi Old Trafford pa mbaruar ndeshja.

“Ka pasur shumë lojtarë që janë larguar gjatë lojës në vazhdim, por qendra e vëmendjes është e gjitha tek Cristiano dhe kjo nuk është e drejtë” ka deklaruar Ten Hag, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”.

Mundësia e largimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United është spekuluar gjatë gjithë verës, por për momentin ai është ende në skuadër dhe mbetet të shihet nëse do të luajë apo jo nesër në debutimin e tij në Premier League kundër Brighton.

"Ne kemi një sulmues të madh dhe jam shumë i lumtur që ai është këtu. Ai është në skuadër," tha menaxheri holandez.

Ten Hag e vlerësoi pozitivisht fushatën e transferimeve të klubit: mbërritën Malacia, Lisandro Martínez dhe Eriksen.

“Jam i lumtur, na duhen lojtarët e duhur, jo të gjithë”, përfundoi holandezi. 


MË SHUME NGA Sport