Dy klube të njohura italiane pas Icardit
Sport

Dy klube të njohura italiane pas Icardit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy klube italiane janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të PSG-së, Mauro Icardit.

Monza e Berlusconit ka kohë që është duke e kërkuar ish-yllin e Interit, por tashmë sipas mediave italiane, është edhe Sampdoria që dëshiron shërbimet e argjentinasit.

Icardi nuk ka udhëtuar me ekipin në sfidën e sotme që PSG e luan kundër Clermont për arsye personale, derisa zërat nga Argjentina thonë se gruaja dhe agjentja e tij Wanda Nara dëshiron të divorcohet nga ai.

 


APR
Romay Lift