Biden rezulton negativ për virusin korona
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Biden rezulton negativ për virusin korona

RTKlive

Presidenti i SHBA-së Joseph Biden ka rezultuar negativ në testin për Covid-19, pas disa ditësh pozitiv, tha sot mjeku i tij Kevin O`Connor.

Ai tha se Biden do të dalë nga izolimi nëse ai është përsëri negativ për Covid-19 në testin e radhës.

Biden (79) për herë të parë doli pozitiv për virusin korona më 21 korrik dhe doli nga izolimi të mërkurën javën e kaluar.

Tri ditë më vonë, të shtunën, për të qenë të saktë, Biden doli sërish pozitiv për virusin korona, të cilin O'Connor e shpjegoi si një rast të një "kthimi" të infeksionit që u regjistrua në një përqindje të vogël të pacientëve që përdorin ilaçin antiviral Paxlovid.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota