14:11 / 07.08.2022
Manchester United- Brighton, formacionet zyrtare, a do të startojë CR7?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester United sezonin e ri në Premier League do ta nis në ‘Old Trafford’.
‘Djajtë e Kuq’ do të ndeshen me Brighton, në kuadër të xhiros së parë elitare angleze.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave, ku ylli i nikoqirëve, Cristiano Ronaldo duelin kundër Brighton, do ta nis nga bankina.
Ndryshe, kjo është sfida e parë zyrtare e trajnerit Ten Had në drejtim të Unitedit.
Formacionet zyrtare:
Manchester United: De Gea, Maguire, Martinez, Fernandes, Rashford, Eriksen, Fred, Dalot, Shaw, Sancho, McTominay.
Brighton: Sanchez, Webster, Dunk, March, Allister, Trossard, Gross, Lallana, Welbeck, Caicedo, Veltman.
Sfida mes Unitedit dhe Brighton starton në orën 15:00.























