Timo Werner rikthehet në Leipzig
Rtklive
Sport

Timo Werner rikthehet në Leipzig

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pas dy vitesh të Chelsea, Timo Werner sërish do të luajë në Bundesligën gjermane.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se sulmuesi gjerman i ‘Bluve’ të Londrës, do të rikthehet te ish-klubi i tij, Leipzig.

Werner nuk ka mundur të tregojë më të mirën e tij te skuadra angleze, dhe sulmuesi gjerman rikthehet në ish-skuadrën e tij, për të rigjetur formën e tij më të mirë pak muaj para Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Werner dy vite me parë ishte transferuar te Chelsea nga Leipzig për çmimin 53 milionë euro.

Gjermani mësohet se tashmë ka arritur akordin personal me skuadrën gjermane.


MË SHUME NGA Sport