Rooney: United duhet ta lërë Ronaldon të shkojë
Rtklive
Sport

Rooney: United duhet ta lërë Ronaldon të shkojë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ish-ylli i Manchester United dhe menaxheri i DC United, Wayne Rooney, i ka bërë thirrje klubit nga ‘Old Traffordi’, të lejojë Cristiano Ronaldon të largohet.

Sulmuesi portugez kërkon largimin nga ‘Djajtë e Kuq’, edhe pse ende nuk asnjë ofertë zyrtare në tavolinën e klubit anglez për ish-yllin e Real Madridit dhe Juventusit.

“Unë mendoj se United duhet ta lërë Ronaldon të shkojë. Nuk është se Ronaldo nuk mund të luajë në sistemin e Ten Hage. Ai mund të luajë në çdo ekip. Ronaldo gjithmonë do të shënojë gola, por personalisht nuk mendoj se United është gati të luftojë për titull. United duhet të ndërtojë një ekip që do ta fitonte ligën në tre ose katër vitet e ardhshme”, ka theksuar Rooney.


MË SHUME NGA Sport