Insigne: Më mungon Napoli
Sport

Insigne: Më mungon Napoli

B. Halimi / RTKlive

Lorenzo Insigne, i cili së fundmi u transferua në Toronto FC në kampionatin amerikan MLS, pranon se i mungon ish-klubi i tij Napoli.

Insigne, 31-vjeç, u largua nga klubi në fund të kontratës së tij dhe tashmë ka një gol dhe një asistim në tre ndeshjet e tij të para për Toronton. Ai thotë se po mësohet me stilin e jetës në Toronto.

“Unë jam mirë në Toronto dhe tashmë kam filluar të mësoj gjuhën për t’u marrë vesh me njerëzit, shokët e skuadrës dhe trajnerin. Më mungon gjithçka për Napolin dhe kur të kem kohë do të kthehem në Napoli për të parë miqtë e mi. Unë ende e ndjek Napolin nga afër. Mezi pres që Seria A të fillojë për të mbështetur klubin tim dhe tashmë kam bërë një orar për të parë të gjitha ndeshjet. Shpresoj se do të ketë një luftë për titull. E vetmja keqardhje për mua është që unë, Dries Mertens, Kalidu Kulubali dhe Fauzi Ghulam u larguam së bashku. Ne dhamë shumë për Napolin, por kjo është jeta. Jam i sigurt se të gjithë do ta mbështesin klubin”, tha Insigne për mediat italiane.


MË SHUME NGA Sport