Varësia e Rusisë nga Perëndimi në sferën e armatimit
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Disa nga sistemet më të avancuara të armëve të Rusisë varen tërësisht nga pjesët e prodhuara jashtë vendit, në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Tajvani, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Këtë e tregon një raport i fundit i një studimi britanik “Rusi”.
“Rusi” ka gjetur 450 komponentë të ndryshëm unik të prodhuar nga jashtë në të paktën 27 sisteme ushtarake të përdorura në luftën për pushtimin e Ukrainës.
Këto përfshijnë drone, sisteme radio, raketa, robotë lundrimi dhe sisteme kundërajrore që prodhohen duke përdorur gjysmëpërçues, mikroprocesorë, amplifikues, marrës GPS dhe procesorë sinjalesh të prodhuar jashtë vendit.
Sipas këtij studimi, këto prodhohen në vende si: SHBA, Japonia, Zvicra, Holanda dhe Britania e Madhe.
Për të përdorur komponentë të huaj në pajisjet ushtarake, prodhuesit rusë duhet të aplikojnë për përjashtime nga Ministria ruse e Mbrojtjes, duke treguar se nuk ka alternativa vendase.
Të paktën 80 nga komponentët janë nën kontrollin e eksporteve të SHBA-së, duke treguar se Rusia ka anashkaluar efektivisht kufizimet në dekadat e fundit, thuhet në raportin e “Rusit”.
Mënyra të ndryshme
Nga 450 pjesët në studim, një e katërta janë prodhuar nga kompanitë amerikane Analog Devices dhe Texas Instruments,ku, ndër të tjera, mikroçipi i Teksasit është gjetur në robotin e lundrimit Iskander-K.
Gjetjet janë në përputhje me raportet e mëparshme në këtë zonë. Në maj, Ukraina ftoi ekspertë ndërkombëtarë që të përdorin kaçavida dhe xham zmadhues për të ekzaminuar mbetjet e gjetura të armëve ruse.
“Armët e avancuara ruse dhe sistemet e komunikimit janë ndërtuar rreth çipave perëndimore”,tha për “The New York Times”, Damien Spleeters, personel nga Conflict Armament Research.
Rusia ka qenë subjekt i kufizimeve në teknologjinë që mund të përdoret ushtarakisht që nga koha e aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Sipas studiuesve, disa nga pjesët që janë përdorur ushtarakisht mund të kenë qenë të destinuara për t'u përdorur në teknologjinë civile. Të tjerët mund të kenë kaluar përmes ndërmjetësve, për shembull, në Hong Kong dhe Shenzhen.
Mund të kufizohet
Rusia gjithashtu ka një histori të krijimit të stoqeve të teknologjisë së kërkuar, për t'u përdorur vetëm në rast sanksionesh. Por vendi konsiderohet se ka përdorur një pjesë të madhe të armëve të tij të avancuara në luftën kundër Ukrainës dhe sanksionet e reja dhe kontrollet e eksportit kanë kufizuar më tej hyrjen e komponentëve të teknologjisë së lartë.
“Prandaj, Rusia tani duhet të krijojë armë të reja dhe ndoshta më pak të avancuara ose të përpiqet të shmangë sanksionet, gjë që është bërë prioriteti kryesor për shërbimet e saj të sigurisë”, shkruan “Rusi”. Sipas saj shmangia e sanksioneve mund të bëhet përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, duke parandaluar licencën e prodhimit të teknologjisë së ndjeshme në vendet që mbështesin Rusinë dhe duke bindur vendet e treta që të mos ndihmojnë atë me importe.























