Danimarka ndryshon strategjinë e vaksinës kundër lisë së majmunit
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Danimarka ndryshon strategjinë e vaksinës kundër lisë së majmunit

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Shumë danezëve do t`u ofrohet vaksina kundër lisë së majmunit. Deri më tani Danimarka ka ofruar vaksina vetëm për ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me dikë të infektuar.

Tani oferta do t'u drejtohet meshkujve që bëjnë seks me meshkuj, nëse kanë disa partnerë të ndryshëm.

Është ky grup që vlerësohet të jetë në rrezikun më të madh të infeksionit, sipas Bordit Danez të Shëndetësisë, njoftojnë mediet skandinave.

"Fatkeqësisht, ne kemi një numër në rritje të njerëzve të infektuar me linë e majmunit në Danimarkë. Ne do të dëshironim shumë të largonim infeksionin dhe të mbronim ata që janë më të rrezikuar", thotë në një deklaratë për shtyp zëvendësdrejtoresha e Bordit Danez të Shëndetësisë, Helene Probst.

Rreziku i infektimit nuk lidhet me gjininë apo orientimin seksual, por lija e majmunit transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik.

Deri më tani,në Danimarkë, 126 persona janë të infektuar me linë e majmunit që nga 23 maji, kur u zbulua rasti i parë.

Bordi Danez i Shëndetësisë pret që strategjia e re e vaksinimit të fillojë të zbatohet në fund të javës.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota