Rusia ia zgjat paraburgimin aktivistit të opozitës
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Rusia ia zgjat paraburgimin aktivistit të opozitës

REL

Një gjykatë në Moskë të martën ia zgjati paraburgimin Vladimir Kara Murza Jr., gazetar dhe aktivist i njohur i opozitës, i cili u burgos në muajin prill me akuzat për përhapjen e "informacionit të rremë" në lidhje me operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Rusia miratoi një ligj që kriminalizon përhapjen e "informacionit të rremë" për ushtrinë, menjëherë pasi trupat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt.

Ligji, i cili parashikon dënim me burg deri në 15 vjet, është përdorur kundër dhjetëra njerëzve për të mbytur opozitën ndaj luftës.

Gjykata e Basmanny urdhëroi që Kara Murza, 40 vjeç, të mbahej në paraburgim deri më 12 tetor, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Kara Murza është gazetar dhe ishte bashkëpunëtor i liderit të opozitës, Boris Nemtsov, i cili u vra afër Kremlinit në vitin 2015.

Ai vetë u mbijetoi helmimeve në vitin 2015 dhe 2017, për të cilat fajësoi Kremlinin. Por, zyrtarët rusë kanë mohuar përgjegjësinë.

Çështja penale kundër tij rrjedh nga një fjalim i 15 marsit që ai mbajti në Dhomën e Përfaqësuesve të Arizonës, në të cilin denoncoi pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Ligji, i cili u miratua një javë pas pushtimit, u prit nga një valë protestash publike në rrugët e Moskës dhe Shën Petersburgut.

Kremlini këmbëngul se "operacioni i tij special ushtarak" në Ukrainë kishte mbështetje dërrmuese të publikut dhe lëvizi me shpejtësi për të shtypur çdo kritikë.

Mijëra protestues u arrestuan, dhjetëra media kritike u mbyllën dhe kritikët tjerë janë përballur me ndjekje penale.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota