11:44 / 10.08.2022
Depay afër Juventusit, gati kontrata dyvjeçare
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi italian, Juventus është duke nxituar që të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay-n.
Sulmuesi holandez duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Camp Nou'.
‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një sulmuesi, dhe sipas mediave italiane, Depay është afër transferimit tek gjiganti italian.
Ish-ylli i Lyonit vëzhgohet edhe nga Tottenham dhe disa klube turke, por, siç raportohet, lojtari preferon kalimin tek torinezët.
Madje, thuhet se Juve tashmë ka bërë gati kontratën dyvjeçare për Depay-n.























