Mancini zbulon skuadrat favorite në Serie A
BKT
Sport

Mancini zbulon skuadrat favorite në Serie A

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për skuadrat favorite në Serie A për sezonin e ri që nis këtë fundjave.

Tekniku italian mendon se gara për Scudetto do të luhet mes Milanit, Interit dhe Juves, por ai mendon se në këtë garë nuk duhet ‘harruar’ edhe  Romën dhe Napolin.

“Të preferuarit e mi? Milani, Interi dhe Juventusi. Pastaj shoh Romën dhe Napolin”, tha Mancini.

Ai mendon se tek kampionët në fuqi të Italisë, Leaon dhe Tonali mund të rritën, derisa për Lukakun, Mancini thotë se belgu e bën diferencën në Serie A.

“Milani ka Leaon që ende mund të rritet shumë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Tonalin”.

“Ndërsa Lukaku në Itali bën diferencën”, theksoi strategu italian.