Hector Bellerin në La Ligë?
BKT
Sport

Hector Bellerin në La Ligë?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

E ardhmja e futbollistit të Arsenalit, Hector Bellerin raportohet se do të jetë në La Ligë.

“Marca’ të mërkurën shkruan se Bellerin është në prag të nënshkrimit me klubin spanjoll, Real Betis.

Lojtari duket se ka vendosur të ndahet me klubin nga ‘Emiratës’ për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

Siç raportohet, tashmë agjenti i lojtarit ndodhet në Londër dhe janë duke u zhvilluar negociata për ndërprerjen e kontratës mes dy palëve.