Një milion njerëz arratisen nga Somalia
Rajoni dhe Bota

Një milion njerëz arratisen nga Somalia

Përktheu Muharrem Miftari/RTKlive

Një milion njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Somali për shkak të thatësirës dhe urisë. Numri i njerëzve të uritur pritet të rritet me dy milionë njerëz në muajt e ardhshëm.

Kështu bëhet e ditur në një raport nga agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR dhe NRC për ndihmën norvegjeze për refugjatët. Nga miliona refugjatë, 750,000 janë ende në Somali, ndërsa pjesa tjetër kanë ikur jashtë vendit.

"Ky milion është një moment historik dhe një kambanë masive alarmi për Somalinë", tha Mohamed Abdi, kreu i NRC-së në Somali, për mediet skandinave.

Zia e bukës që shkaktoi ikjen e njerëzve është kryesisht për faktin se rreth 80 për qind e vendit është prekur nga thatësira ekstreme.

"Zia e bukës ka goditur të gjithë vendin dhe po shohim gjithnjë e më shumë familje që detyrohen të lënë gjithçka pas, sepse në fshatrat e tyre mungon ushqimi dhe uji. Ndihma duhet të rritet para se të jetë tepër vonë", deklaroi Mohamed Abdi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota