Norvegjia do të trajnojë ushtarët ukrainas në Britaninë e Madhe
Rajoni dhe Bota

Norvegjia do të trajnojë ushtarët ukrainas në Britaninë e Madhe

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Björn Arild Gram, konfirmon se Norvegjia do të ndihmojë në trajnimin e ushtarëve ukrainas në Britaninë e Madhe.

“Forcat ukrainase kanë nevojë të madhe për trajnim shtesë. Norvegjia e sheh pozitivisht nismën britanike për të trajnuar ushtarët ukrainas në Britaninë e Madhe. Ne do të marrim pjesë me instruktorë për këtë trajnim bazë të ushtarëve, si dhe disa vende të tjera”, tha ai për mediet skandinave.

Në të kaluarën, Suedia dhe Danimarka kanë njoftuar se po dërgojnë instruktorë në Britaninë e Madhe.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota