Pesë të vdekur pas një sulmi në Kashmir
Rajoni dhe Bota

Pesë të vdekur pas një sulmi në Kashmir

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Pesë persona janë vrarë në një sulm në një kamp ushtarak indian në zonën Rajouri të Kashmirit, të enjten.

Tre nga të vdekurit janë ushtarë, dy të tjerët besohet se i përkasin grupit të sulmuesve. Nga sulmi u plagosën edhe dy ushtarë, njoftojnë mediet skandinave.

Kampi ndodhet pranë kufirit të militarizuar, jozyrtar, që ndan Kashmirin Indian nga Pakistani.

Sipas raporteve të pakonfirmuara të policisë indiane, ishin rebelët ata që kryen sulmin. Duhet të ketë pasur të paktën dy sulmues të pajisur me granata dhe armë automatike. Ushtarët që ishin në kamp iu përgjigjën zjarrit dhe përleshja vazhdoi për gati tre orë.

Sulmi ndodhi katër ditë para 75-vjetorit të konfliktit mbi Kashmirin, i cili shpërtheu mes Indisë dhe Pakistanit në vitin 1947, me rastin e pavarësisë nga Britania.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota