Benzema, Courtois e De Bruyne të nominuar për lojtarin më të mirë
BKT
Sport

Benzema, Courtois e De Bruyne të nominuar për lojtarin më të mirë

Uran Krasniqi/RTKLive

Dyshja e Real Madridit, Karim Benzema dhe Thibaut Courtois, së bashku me lojtarin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, janë tre të nominuarit për çmimin Lojtari më i mirë i edicionit 2021-22, i cili ndahet nga UEFA.

Besohet që favoriti më i madh është Benzema, i cili me Real Madirdin realizoi dyzet e katër gola në dyzet e gjashtë ndeshje në të gjitha garat. 

Gjithashtu sa i takon trajnerit më të mirë janë nominuar Jürgen Klopp i Liverpool së bashku me Carlo Ancelottin e Real Madridit dhe Pep Guardiolën e Manchester City. 

Fituesit do të shpallen në ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2022-23 në Stamboll më 25 gusht.