Masakra në Cetinjë, kryeministri Abazoviq shpall tri ditë zie në Mal të Zi
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Masakra në Cetinjë, kryeministri Abazoviq shpall tri ditë zie në Mal të Zi

REL

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Cetinjë në Malin e Zi. Një 34-vjeçar, me inicialit V.B ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 10 persona, ndërsa ka lënë të plagosur 6 të tjerë.

Duke cituar burimet policore, televizioni publik malazez bëri të ditur se të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshjeje brenda një familjeje, ndërsa mes 10 personave të vrarë kishte edhe fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 gusht pak pas orës 16:00 me orën lokale në Cetinjë, një qytet me rreth 18.000 banorë në jugperëndim të Malit të Zi.

Autori i ngjarjes, i cili fillimisht u llogarit si një prej viktimave, u identifikua me inicialet V.B. i moshës 34 vjeç.

Dy persona kanë marrë trajtim në një spital në Cetinjë. Disa të tjerë u sollën në një spital në Podgoricë, sipas raportimeve të lajmeve. Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit bashkë me shërbimet e emergjencës dhe policinë.

Kryeministri Dritan Abazovic tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.

Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht për incidentin.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota