Llapi si mysafir mposht Drenicën
BKT
Sport

Llapi si mysafir mposht Drenicën

Uran Krasniqi/RTKLive

Llapit nuk i ka shkuar huq udhëtimi në Klinë për t`u ndeshur me Drenicën, në kuadër të xhiros së parë të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Podujevasit kanë realizuar fitore me rezultat minimal 1-0. 

Shabani në minutën e tridhjetë e pestë ka gjetur golin për t'iu mundësuar llapjanëve arkëtimin e tri pikëve. 

Ndeshja është zhvilluar në Klinë, pasiqë është raportuar se në stadiumin e Drenicës në Skënderaj janë duke u bërë punime. 

Sot ka pasur të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Ballkanit edhe Malishevës po e cila është shtyrë për shkak të angazhimit të suharekasve edhe në garat e kupave evropiane.