Verona-Napoli, formacionet e mundshme, a do të jetë Rrahmani titullar?
Rtklive
Sport

Verona-Napoli, formacionet e mundshme, a do të jetë Rrahmani titullar?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Serie A do të vazhdojë sonte me dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë.

Verona-Napoli dhe Juventus-Sassuolo, janë dy sfidat e radhës që luhen në elitën e futbollit italian.

Dueli mes Veronës dhe Napolit do të nis në orën 18:30. Tek ‘napolitanët’ si lojtar titullar do ta nis edhe kapiteni i Kombëtares sonë, Amir Rrahmani.

Ky është sezoni i tretë i mbrojtësit kosovar te skuadra italiane. Ai gjatë fazës përgatitore ka treguar formë mjaft të mirë, dhe duket se ylli i ‘Dardanëve’, do të jetë një nga lojtarët kryesor te Napoli.

Verona-Napoli, formacionet e mundshme

VERONA (3-5-2): Montipò; Dawidowicz, Gunter, Coppola; Faraonët, Iliç, Tameze, Hongla, Lazovic; Henri, Lasagna.

NAPOLI(4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia.


MË SHUME NGA Sport