Gjiganti anglez bën gati super-ofertën për Casemiron e Realit
BKT
Sport

Gjiganti anglez bën gati super-ofertën për Casemiron e Realit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori Casemiro mund të largohet nga Real Madridi.

Mediat e huaja të mërkurën raportojnë se Real Madridi mund të hyjë në negociatat me Manchester Unitedin për transferimin e Casemiros në ‘Old Trafford’.

Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Erik ten Hag po kërkon përforcime në mesfushë, dhe ylli i madrilenëve thuhet se është dëshira e teknikut holandez.

Manchester United siç rapoertohet, është duke përgatitur ofertën në adresë te Realit në vlerë 60 milionë euro për Casemiron.