11:26 / 17.08.2022
Juve përshpejton transferimin e Depay-s
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi italian, Juventus këmbëngul që sa më shpejtë që është e mundur të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.
Mediat italiane të mërkurën raportojnë së torinezët janë duke përshpejtuar transferimin e holandezit pas lëndimit të Angel Di Maria-s.
Argjentinasi do të mungojë një muaj, dhe juventinët dua që sa më parë ta kenë në skuadër Depay-n.
Sulmuesi holandez duket së do të largohet nga Barcelona, dhe e ardhmja e tij, thuhet se do të jetë tek ‘Zonja e Vjetër’.
Depay siç raportohet së shpejti me pëlqimin e dyanshëm do të ndërpresë kontratën me katalonasit, e më pas të ‘fluturoj’ drejt Torinos si lojtar i lirë.























