Nuk e do Arteta, Pepe drejt Nice-s
Sport

Nuk e do Arteta, Pepe drejt Nice-s

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Nicolas Pepe raportohet se karrierën do ta vazhdojë në Francë.

“Mundo Deportivo” të enjten shkruan se Pepe mund të transferohet tek Nice në formë huazimi.

Anësori, për të cilin Arsenali kishte paguar 80 milionë euro në vitin 2019, nuk ia doli të tregojë formën e tij më të mirë tek ‘Topcinjtë’.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Aretat thuhet se nuk do të llogarisë në shërbimet e Pepe-s në këtë sezon që tashmë ka nisur, andaj lojtari pritet që shumë shpejtë të bëhet me skuadër të re.

Nice raportohet se është destinacioni më i mundshëm i Pepe-s.

 


MË SHUME NGA Sport