Lviv–Erdogan: Ndërmjetësimi, rruga më e shpejtë për paqen në Ukrainë
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Lviv–Erdogan: Ndërmjetësimi, rruga më e shpejtë për paqen në Ukrainë

ATSH-DPA

Turqia ka këmbëngulur se lufta në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike dhe është e gatshme të ndihmojë si ndërmjetëse, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Ne jemi të gatshëm të veprojmë si ndërmjetës drejt qëllimit të rifillimit së negociatave pas takimeve që u zhvilluan në Stamboll”, tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres në Lviv të Ukrainës.

“Ajo që ka rëndësi është gjetja e rrugës më të shkurtër dhe më të drejtë për në tryezën e bisedimeve”, tha Erdogan, duke shtuar se do të diskutonte detaje të mëtejshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota