SHBA do japë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën
Rtklive
Rajoni dhe Bota

SHBA do japë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën

Një tjetër ndihmë do të jepet nga SHBA për Ukrainën. Reuters raporton se sipas tre burimeve është bërë me dije se administrata e Biden pritet të shpallë paketën prej 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën.

“Biden do të autorizonte ndihmën duke përdorur Autoritetin e tij Presidencial të tërheqjes, i cili i lejon presidentit të autorizojë transferimin e armëve të tepërta nga stoqet e SHBA-së”, thanë burimet për Reuters. Që kur trupat ruse nisën luftën në Ukrainë më 24 shkurt, Uashingtoni ka dërguar miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për qeverinë e Kievit./RTSH/


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota