23:11 / 21.08.2022
Atalanta e ndal me barazim Milanin
Uran Krasniqi/RTKLive
Nuk ka shkuar më shumë se barazim Milan në ballafaqim me Atalantan në ndeshjen e sotme të vlefshme për Serie A.
Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 1-1.
Milan është gjetur në disavantazh, por megjithatë ia ka dalë që të kthehet ne lojë.
Atalanta ka gjetur golin në minutën e 29-të përmes Malinovskyi dhe Milan ka barazuar tek në minutën e 68-të nëpërmjet Bennacer.
Kundërshtari i ardhshëm i Milan është Bologna.























