Malisheva mposht Ferizajn, Drenica e Gjilani ndahen baraz
BKT
Sport

Malisheva mposht Ferizajn, Drenica e Gjilani ndahen baraz

Uran Krasniqi/RTKLive

Malisheva e ka mposhtur bindshëm Ferizajn në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Drenica dhe Gjilani nuk kanë shkuar më shumë se sa një barazim. Në qytetin e Skënderajt ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura. 

Në "Liman Gegaj" malishevasit fituan me rezultat 3-1. 
Shillova, Hazrollaj dhe Tolaj kanë realizuar për malishevasit. Goli i mysafirëve ka ardhur tek në minutat shtesë. 

Kjo është fitorja e parë e Malishevës këtë edicion, pasiqë javën e kaluar pësoi në Gjilan nga klubi me të njëjtin emër.