21:25 / 24.08.2022
United liron mbrojtvsin drejt Marsellie
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United ka konfirmuar largimin e mbrojtësit Eric Bailly, i cili i është bashkuar Olympique Marsellie si huazim për një sezon po me mundësi transferimi.
Bailly kishte mbërritur në Old Trafford nga Villarreal në vitin 2016. Prurjet te United si ajo e Harry Maguire dhe Raphael Varane e kishin kufizuar atë në vetëm pesëdhjetë e shtatë paraqitje që nga fillimi i sezonit 2018-19.
Bailly aktivizohet me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë nga viti 2015, ku ka realizuar gjithsejt dyzet e gjashtë paraqitje.























