Rangers kthehet në grupet e Champions League pas një dekade
BKT
Sport

Rangers kthehet në grupet e Champions League pas një dekade

Uran Krasniqi/RTKLive

Rangers është rikthyer në fazën e grupeve të Champions League pas një mungese të gjatë nga viti 2010.

Skuadra skoceze ka fituar ndeshjen e të mërkurës ndaj skuadrës holandeze, PSV. 

Rezultati ka qenë minimal, 1-0, por i mjaftueshëm sa për t'i kualifikuar skocezët, të cilët në edicionin e kaluar shkuan deri në finale të Europa League. 

Antonio Colak me golin e tij ka qenë ai që i ka dhuruar shkuarjen përpara Rangers. PSV u mundua ta barazonte rezultatin me disa aksione nga Xavi Simons, Philipp Max dhe Gakpo, por pa sukses.  

Ndeshja e parë në Skoci kishte përfunduar me barazim 2-2.

PSV do të  vazhdojë të luajë në Europa League.