Milik përforcon Juventusin
BKT
Sport

Milik përforcon Juventusin

B. Halimi / RTKlive

Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Arkadiusz Milik, është përforcimi i ri në sulmin e Juventusit. Lojtari me përvojë mbërriti në formë huazimi nga skuadra franceze, Marseille.

Ai do të marrë dy milionë euro për këtë sezon, teksa ekziston mundësia që Juventusi ta blejë kontratën e tij në fund të sezonit. Nëse Juve vendos për këtë opsion, do të duhet të ndajë 10 milionë euro.

Milik tashmë ka përvojë në Serinë A, pasi ka qenë në Napoli midis 2016 dhe 2021. Edhe pse kishte probleme me lëndimet, ai shënoi 38 gola në 93 ndeshje.

Me ardhjen e Milik, Juventusi rriti konkurrencën në sulm. Por, ky nuk është ndoshta transferimi i fundit i “Zonjës së Vjetër” në këtë afat kalimtar, pasi klubi gjithashtu planifikon të sjellë mesfushorin e PSG-së, Leandro Paredes.