Juventus prezanton sulmuesin Arkadiusz Milik
BKT
Sport

Juventus prezanton sulmuesin Arkadiusz Milik

Uran Krasniqi/RTKLive

Arkadiusz Milik zyrtarisht është lojtar i Juventusit, ka nënshkruar për klubin në formë huazimi nga Olympique Marseille. 

Kjo është konfirmuar të premtën nga "Zonja e vjetër" e Torinos. 

Polaku e filloi karrierën e tij të futbollit  me Górnik Zabrze, ku debutoi në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Në janar 2013, ai u transferua te Bayer Leverkusen, përpara se të vazhdonte të luante një sezon si huazim te Augsburg. Më pas kaloi te skuadra më e suksesshme e Holandës, Ajax. Te Napoli Milik qëndroi për katër sezone, duke u bërë gjithashtu golashënuesi polak më i mirë i të gjitha kohërave në Serie A me tridhjetë e tetë gola. Së fundmi në Ligue 1, Milik bëri pesëdjetë e pesë paraqitje me Olympique Marseille, duke shënuar tridhjetë gola që nga janari 2021 dhe duke u bërë golashënuesi i klubit në të gjitha garat.

Gjithashtu Milik nga viti 2012 është pjesë e Kombëtares polake me të cilën ka gjashtëdhjetë e dy paraqitje dhe ka shënuar dymbëdhjetë gola.