16:17 / 27.08.2022
Bekteshi i bashkohet Ballkanit
Uran Krasniqi/RTKLive
Leotrim Bekteshi është futbollisti më i ri i Ballkanit nga Suhareka. Njoftimin e ka bërë vetë klubi kampion i Kosovës.
"Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se qender mbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Tridhjetëvjeçari ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë", ka njoftuar klubi nga Suhareka.
Në të shkuarën, Bekteshi ka luajtur me disa klube kosovare.























